Nentori i DyteFilma Shqip ju prezanton "Nentori i Dyte". Ky Film shqip perben plotesisht nje ngjarje historike, tejet te rendesishme per popullin shqiptar. Eshte nje subjekt i cili i pershtatet kohes dhe vendimeve te ndermara nga nje grup atdhetaresh intelektual shqiptare te cilet me force luftuan per te arritu diten e lavdishme, e cila u kurorezua me shpalljen e pavaresise. Ne qender te ngjarjes paraqitet patrioti Shqiptare dhe personi qe ngriti flamurin ne Vlore Ismail Qemali, ose(Ismail Bej Vlora). Ai paraqitet si nje atdhetar i fuqishem, i vendosur per te arritur idealet dhe qellimet e tij, per ta shpallur Shqiperine te pavarur. Ne kete film shqip ai paraqitet si nje burre i mencur e fjalepak, por qe arriti te bente realitet endrren e cdo Shqiptari. I ndihmuar shume edhe prej nje grupi tjeter udheheqesish dhe patriotesh Shqiptare (politike), ai arriti te ngrinte per here te dyte flamurin Shqiptar ne Vlore. Pas shume ngjarjeve te hidhura te cilat kane shoqeruar kete popull, per qindra vjet me ne fund arrihet ajo qe shume eshte kerkuar. Por gjithcka e ka edhe nje cmim dhe momentet pikante qe e shoqerojne filmin e reflektojne shume mire kete. Pasi rruga per arritjen e lirise eshte shume e veshtire. Pasi ne ate kohe vendi yne gjendej ne nje situate teper te brishte politike, i ndodhur para nje statusi te papercaktuar dhe te veshtire. Ky film godet fuqishem te gjitha synimet shoviniste te vendeve fqinje dhe ngre lart dashurine per atdheun te popullit tone. Kjo ngjarje teper e rendesishme per kombin tone paraqitet shume profesionalisht si ne cdo filma shqip pasi percjell ne menyre perfekte emocionet e asaj kohe. Me shume vemendje percillen edhe nenshkrimet, pershkrimet e ngjarjeve ne menyre te detajuar, sipas nje kronologjie te caktuar historike. Ky film shqip trgon shume mire se mundi dhe guximi i nje populli te tere dhe e nje lufte shume shekullore per liri arriti te perfundonte me nje mbyllje aq shume te pritur nga te gjithe. Gjithcka bazohet mbi fakte historike te konkretizuara edhe prej elementeve artistike shume bukur te alternuara nga loja e mrekullueshme e aktoreve. |
|
|
|
|
Komentet Tuaja:
Nga parti
8th March 2008 - 9:41am
shum i bukur
Nga ilir
6th March 2008 - 6:13am
miredita nga athina.keta filma do na ngelen ne kujtese pergjithmone.po shtoheni me shume faqen me filma shqiptare.
Nga BENI BONA
2nd March 2008 - 1:40pm
*Ngelet i PAVDEKSHEM*
Nga BENI BONA
2nd March 2008 - 1:38pm
Do te ishte shume mire qe ISMAIL QEMAILI te ngrihej nga varri e te bashkoje njehere e mire te gjithe trojet SHQIPTARE.
Nga kujtim
4th February 2008 - 4:06am
kta filma jan shum te bukur
Nga arbresha
23rd January 2008 - 1:22pm
i lik to see this films
|