Filmi Kapedani

Filma Shqip ju prezanton "Kapedani".


Eshte nje nder filmat me te pelqyer te asaj kohe, pasi permban si elementin komik ashtu si edhe kerkon te shprehi nje fakt ose mentalitet i cili i perket nje brezi te vjeter Shqiptar. Ne qender te filmit eshte nje burre i thyer ne moshe, i cili mbron me vendosmeri idene e tij "kunder femrave". E gjithe ngjarja e ketij film shqip ballafaqon ne nje fare menyre mentalitetin dhe menyren e jetes ne qytet perkundrejt asaj ne fshat.


Eshte nje ngjarje komplekse e nderthurur me batuta komike ne kete film shqip qe ve ne loje pikerisht mendimet e prapambetura te ketij burri. Ai pasi ka kaluar ne fshat pothuajse pjesen me te madhe te jetes se tij, me kalimin e viteve brezat ndryshuan dhe vete ngjarjet moren nje hov tjeter, pasi ne nje fare menyre u arrit emancipimi i femres ne shoqeri, ky emancipim bie ndesh ne kundershtimet e thella te personave te caktuar te lidhur pas mendimeve te prapambetura te te kaluares.


Me pas ngjarjet pasojne njera-tjetren dhe pasi plaku arrin te shohe jeten e qytetit me nga afer dhe arrin te nuhase se nje ere e re kishte filluar te vinte ne krah te kundert me ate qe kishte ekzistuar per shume kohe… mundohet te pranoje kete realitet i shtyre edhe prej shume faktoreve te tjere. Ai gjate gjithe ngjarjes shoqerohet nga nje miku i tij, i cili ndryshe nga ai ka ide krejtesisht te ndryshme. Ai nuk e quan femren si "armike" te mashkullit, perkundrazi e vlereson dhe i jep asaj te njejtat te drejta ashtu si mashkulli.


Pas shume peripecish e situatash komike ashtu edhe edukative qe kapedani has ne qytet teksa jeton me familjen e te birit, e cila eshte teper e emancipuar(me nje nuse balerine dhe mbese akrobate, e papranueshme per kapedanin), megjithate ai arrin ti mposhte keto paragjykime dhe gjithashtu arrin ti pershtates situates se re.

Pershkrimi nga Joana M.

( joana @ albayoung.com )

Komentet Tuaja:

*Emri:
*Email (nuk do shfaqet):

*Komenti:
* <- Shkruani 3 karakteret qe shfaqen!