14 Vjec Dhenderr

Ngjarja zhvillohet ne je familje te qete e cila jeton ne rrethinat e nje qyteti te vogel ku cdo gje eshte me e ngurte dhe lidhet me mentalitetin dhe opinionin ngacmues te kohes. Eshte nje film shqiptar i cili i dedikohet teresisht realitetit pothuajse te prapambetur ekzistues te asaj kohe ne vendin tone.


Githcka nis me idene e marteses se nje djali 14-vjecar, pothuajse nje femije, me nje vajze te re por shume me te madhe ne moshe se vete ai, per te vetemen arsye"plotesimin e nevojave te prinderve te tij, per ndihme fizike dhe sherbim". Prinderit e vajzes ishin te detyruar ta pranonin kete martese edhe vete e bija nuk ishte dakort kategorikisht me kete martese te shtirur per vete faktin se ishte e dashuruar me dike tjeter, por ishte dashuruar me nje njeri te varfer. Kjo ishte arsyeja qe vajza e quajtur Marigo detyrohet te pranoje martesen me djalin 14-vjecar nga gjendja e keqe ekonomike e familjes se saj.


E destinuar tashme te kishte nje jete fatkeqe dhe te palumtur perkrah nje djali dhe nje familje qe e urrente Marigoja perseri e pranon kete fakt edhe pse jo me deshiren e saj. Ky film shqiptar shume bukur godet edhe diferencat klasore te kohes teper te dukshme ne vazhdimesine e filmit. Por ashtu si ne cdo martese te detyruar edhe me kete qe te thuash ishte paksa anormale, do te lindnin probleme dhe mosmarrveshje gjate kalimit te kohes, gjate bashkjeteses se familjes se djalit me nusen e re. Vajza perfitonte nga vete mosha e djalit per te krijuar nje lloj presioni tek ai. Nusja dashuronte dike tjeter dhe ne shume raste pasi perdori dinakerine dhe zgjuarsine arriti te vinte ne loje te tere familjen e sidomos te vjehrren.


Ky film shqiptar gjithashtu godet edhe fenomene te shemtuara te cilat ekzistonin edhe me pare si rryshfetet, korrupsioni etj, dhe kjo vihet re shume mire ne vazhdimesine e filmit. Autori ka arritur te deskriminoje nje figure te shemtuar te pushtetit si fetar ashtu edhe politik. Ky film i realizuar ne vendin tone eshte teper edukativ pasi ne fund arrin te nxjerre te gjithe subjektin e tij...14 vjecari arrin te ndihmoje Marigone dhe te dashurin e saj te martohen dhe per vete vazhdon jeten e tij ashtu sic i takon edhe nje femije ne ate moshe.


Ky film shqiptar trajton nje subjekt teper te bukur te zhvilluar ndermjet humorit dhe drames, sarkazmes dhe komedise, eshte nje gjendje e nderthurur por qe ne fund arrin te nxjerre vertete subjktin e ngjarjes.

Pershkrimi nga Ina Berdo ( ina_16 @ albayoung.com )

Komentet Tuaja:

Nga eli 2nd March 2008 - 5:32pm
ska vrejtje ky film ash dishka super i mir edhe nuk bohet bajat kurr tu e kqyrse asht film qe te disponon
Nga eli 2nd March 2008 - 5:29pm
ska vrejtje ky film ash dishka super i mir edhe nuk bohet bajat kurr tu e kqyrse asht film qe te disponon
Nga ALTINA 3rd January 2008 - 5:23am
kam shum deshir ta shikoj ket filum
*Emri:
*Email (nuk do shfaqet):

*Komenti:
* <- Shkruani 3 karakteret qe shfaqen!